03:48 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jo tek Hahn, po nuk besoj as tek dreqi”, Shehi për negociatat: Nuk na kanë pranuar kur kemi bërë hapa para

23:01 | 02/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shehi shpërthen ndaj Edi Ramës: Do kesh fundin e Enver Hoxhës, ja cila do ishte sakrifica për Europën

Ish-deputeti Dashamir Shehi duke komentuar deklaratat e komisionerit për negociatat e zgjerimit dhe fqinjësisë, Johannes Hahn, tha se nuk ka shanse që Shqipëria të përfitojë hapjen e negociatave.

Shehi tha se dyshonte deklaratat e komisionerit pasi sipas tij Europa nuk na ka pranuar kur kemi bërë hapa përpara jo më kur bëhen  hapa pas.

“Do ndodhë apo nuk do të ndodhë këtë do ta shikoj. Unë uroj që të ndodhi edhe në qoftë se ia dedikojnë kësaj mazhorance. Nuk ka bërë asgjë në këto 6 vjet. Kam dyshimet e mia për këtë punë. Nuk më rakordojnë disa orare, disa skadenca. Evropa ka zgjedhje dhe nuk dihet nëse do të jetë të njëjtët komisionerë. Pasi e mbylla urimin, edhe sikur të thonë se e ka bërë Edi Rama. Ne nuk na kanë futur kur nuk kemi bërë dy hapa përpara jo kur bëjmë hapa prapa. Me entuziazmin e Cipras në Shkup, mundet që disa letra të këqija të mbyllen në Ballkan dhe ne nuk mund të përfitojmë. Kam dyshimet e mia. Disa sonte mund të thonë ç’është ky i marrë që dyshon tek Hani. Jo tek Hani, dyshoj edhe tek dreqi!”, tha ai në ora news.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Johhanes Hahn tha se Komisioni Evropian është i vendosur të paraqesë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në raportin që pritet të publikohet në 29 maj të këtij viti.

Han argumentoi se mendonte që tashmë është vërtetë koha për ta bërë diçka të tillë.

“Ne në Komisionin Evropian do të prezantojmë raportin tonë vjetor lidhur me vlerësimin e reformave të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në fund të Majit. Ne do të bëjmë një rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, por dhe Shqipërinë. Kjo do bëhet zyrtarisht, veçanërisht në vijim të hapave që ka bërë Maqedonia e Veriut. Mendoj se është tashmë vërtetë koha për këtë. Një vit më parë patëm një qëndrim pozitiv të 25 deri në 26 shtete anëtare për këtë. Çështja e emrit u zgjidh dhe tani mendoj, se duhet të hedhim hapin e ardhshëm”, tha ai.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: johanes hahn
Pas

“5000 euro për t’u përzgjedhur në një mision në Afganistan”, ushtaraku shqiptar bën denoncimin e fortë

Para

Shpërthen Manjani ndaj Ramës: Nëse nuk do t’i përmendim fëmijët, kërkoji falje Mirandës

Para
Shpërthen Manjani ndaj Ramës: Nëse nuk do t’i përmendim fëmijët, kërkoji falje Mirandës

Shpërthen Manjani ndaj Ramës: Nëse nuk do t’i përmendim fëmijët, kërkoji falje Mirandës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.