Tashmë temperaturat e larta nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë, por edhe shtetet e Europës kanë përjetuar gjatë kësaj jave, temperatura të cilat në disa prej tyre kanë shënuar edhe rekordin e decades.
Italia është momentalisht duke përjetuar temperatura prej 10 gradë celsius më të larta se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në Sicili këtë javë termometri shënoi 42 gradë celsius, ku një masë e nxehtë ajri nga Afrika kaloi mbi detin Mesdhe.
Turistët dhe banorët vendas në disa qytetet të Europës jugore, kanë përdorur shatërvanët publike për tu freskuar sadopak.
Ndërkohë në fundjavë do të vazhdojë të jetë me temperatura të larta,ku sipas parashikimit të motit pritet të nisë nga dita e hënë e javës tjetër.
(S.SH/Shuplaka)