Ditën e sotme, punonjësit e Gardës së Republikës kanë dhuruar sot gjak për të sëmurët në spitale. Kjo si një gjest solidariteti dhe humaniteti për të sëmurët të cilët ndodhen në rrezik për jetën.
Edhe pse efektivët e Gardës së Republikes njihen më së shumti për përgatitjen e tyre fizike dhe profesionale, mbi të gjitha sepse janë një formacion që ka për detyrë mbrojtjen e personaliteteve më të larta të shtetit dhe institucioneve të rëndësishme në vend, ata kanë treguar edhe një tjëtër anë të tyre.
Nisma për dhurimin e gjakut për spitalet publike ku janë të sëmurët me diagnoza që kërkojnë transfuzion të vazhdueshëm gjaku, ka nisur për shkak se dhuruesit e gjakut janë të paktë dhe nevojat për gjak nëpër spitale janë të larta. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=vFBjuYP3TqU&feature=youtu.be