Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga Kuvendi ka ngritur shqetësimin e taksës për profesionet e lira.
Ajo theksoi se kjo taksë dëmton këta profesione, të cilët do të shkojnë drejt mbylljes së bizneseve dhe largimin e tyre nga vendi.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. Gjykata Kushtetuese njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.
Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e Financave, të flasë për ekonominë. Ata ‘kopukët’ tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.
© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.
© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.