Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë një takimi ditën e sotme me kryetaren e senatit të Hollandës, Broekrs Knol u shpreh se ofron të gjitha garancitë së në qershor 2019 do të hapen negociatat.
“Ne ofrojmë të gjitha garancitë se në qershor të 2019 do të hapen negociatat. Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një axhendë se në gjithë këtë proces të happen negociat. Kuvendi ka nxitur dhe nxit qeverinë që të punojë ngusht me Këshillin Eurpian që në qershorin e ardhshëm që të përmbushen të gjitha detyrimet për hapjen e negociatave dhe më tej për antarësimin në BE.”
Ndërkohë që kryetarja e senatit të Hollandë, Ankie Broekeres-Knol u shpreh se është e bindur se Shqipëria do të punojë fort që të happen negociatat në qershorin e vitit 2019.
“Ëshët një privilegj që të jem këtu në Shqipëri. Shqipëria është një shtet europian, ai përket Europës, familjes eurpiane dhe për këtë gjë unë jam mëse e bindur. Unë jam e bindur se në qershor 2019 ju do ti keni përmbushur të gjitha detyrimet tuaj për tu hapur negocaitat më Bashkmin Eurpian. Edhe pse ky do të jetë një vit i vështirë kjo është një mundësi shumë e madhe që Shqipëria të punojë fort, që vitin e ardhshëm të hapen negociatat.
Keni bërë reforma, dhe sidomos do të veçoja punën e bërë në reformën në Drejtësi, sidomos në procesin e Vettingut. Ka bërë një punë shumë të mirë në këtë dretim. Unë jam e bindur që duke filluar që nga tani në qershor 2019 ju do të hapni kapitujt e negociatave për tu antarësuar në BE.”
(M./Q/Faxweb)