Ndërhyrja e IKMT-së tek banesat në rrugën “Faik Konica” është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit ka ndërhyrë ditën e sotme në rrugën “Faik Konica” duke shembur disa banesa me qëllim zgjerimin e rrugës.
Ky veprim ka shkaktuar një situatë të tensionuar për shkak se banorët kanë reaguar kundër prishjes së banesave, për të cilat shprehen se janë me leje. Ata kanë qëlluar me gurë punonjësit e Inspektoratit dhe të policisë. Gjatë kësaj përplasje, mësohet se i ka rënë të fikët dy personave ndërkohë që pesë të tjerë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë. Ndërkohë mes të lënduarve ka qenë edhe një polic.
Discussion about this post