21:59 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Do ju q* rracën”, dhunoi dhe fyeu gazetarët, Spitali i Korçës çudit me atë që thotë për Shefin e Urgjencës

13:00 | 13/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do ju q* rracën”, dhunoi dhe fyeu gazetarët, Spitali i Korçës çudit me atë që thotë për Shefin e Urgjencës

Në lidhje me rastin e paprecedentë të ofenimeve dhe fyerjes së gazetarëve nga ana e mjekut në Spitalin e Korçës ka reaguar edhe Drejtoria e këtij spitali.

Ajo që është e habitshme në deklaratën e Spitalit është fakti se justifikohet sjellja e Shefit të Urgjencës si shkak i ngarkesës në punë.

Kujtojmë se mjeku Dhimitër Samara shtyu gazetaren e ”Fax News” Ledjona Xheladinaj, si dhe përdori fjalë fyese duke u justifikuar me faktin se kishte marrë urdhër nga ana e kryeministrisë. 

DEKLARATA E SPITALIT:

Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë, duke marrë shkas nga video e publikuar në dt. 12 Dhjetor 2017 në disa media dhe portale online, sqaron të gjithë opinionin publik se ngjarja e ndodhur në ambjentet e brendshme të urgjencës së spitalit është analizuar nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë, brenda kuadrit ligjor.

Duke ju referuar të gjithë dokumentacionit, deklaratave të stafit mjekësor dëshmitarë në ngjarje, filmimeve të kamerave të institucionit dhe filmimeve të mara nga gazetarët, kjo drejtori ka arritur në këtë përfundim: Në dt. 12 Dhjetor 2017, ora 13:30 është paraqitur për të marrë ndihmë mjekesore një qytetar dhe nga ana e shërbimit të urgjencës janë marrë masat për shërbim të plotë ndaj pacientit, duke kryer të gjithë proceduart mjeko-ligjore.

Mjeku që është kujdesur për pacientin ka qënë mjeku roje Dhimitër Samara. Më pas, pranë Shërbimit të Urgjencës janë paraqitur gazetarë të mediave të ndryshme, të cilët pa asnjë autorizim nga eprori i institucionit apo shefi i shërbimit të urgjencës, kanë kërkuar me insistim të intervistojnë pacientin, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor, çka përbën shkelje të ligjeve, regullores së institucionit dhe etikës në punë.

Mjeku roje në krye të detyrës për të dhënë ndihmën e parë jo vetëm pacientit në fjalë por edhe pacientëve të tjerë të ndodhur në kushte të emergjencës shëndetësore, shërbim i cili kërkon përgjegjësi të lartë, ju ka kërkuar gazetarëve të qëndrojnë jashtë ambjenteve të Shërbimit të Urgjencës. Pasi ju ka kërkuar disa herë me mirësjellje të largohen për të mos penguar punën, mjeku roje, në kushtet e ngarkesës në punë, gjatë komunikimit të tij me gazetarët ka shfaqur elemente te thyerjes se etikës ne komunikim . Për këtë nga ana e Dejtorisë Rajonale të Spitalit Korçë pasi të analizohet ngjarja do te dilet ne nje përfundim .

Duke e vlerësuar profesionin e gazetarit si shumë të rëndësishëm për pasqyrimin sa më real të ngjarjeve dhe fakteve për informimin e opinionit publik, duke respektuar edhe figurën e mjekut, në të ardhmen do të kërkonim një bashkëpunim më të mirë, në respekt të gjithë kuadrit ligjor dhe etikës në punë, me qëllim shmangien e krijimit të konflikteve të panevojshme, të cilat mund të sjellin shqetësime për pacientet që janë duke u trajtuar me ndihmen mjekesore.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=a9cmXXtuty4

Etiketa: dhuna ndaj gazetareveKorçespitali i korces
Pas

Një shef dorëlëshuar si ”Lali Eri”: Shpërblime për të gjithë punonjësit e Bashkisë

Para

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vasili: Kryeministër struc, vetëm kokën fsheh, të tjerat i ka përjashtë

Para
Petrit Vasili: Kryeministri zhveshi policinë për vota, Prokuroria hesht(VIDEO)

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Vasili: Kryeministër struc, vetëm kokën fsheh, të tjerat i ka përjashtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.