Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Romeo Gurakuqi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të kutive të para.
Gurakuqi falenderon komisionerët dhe vëzhguesit e PD-së duke i cilësuar si shembull të urtësisë dhe mençurisë.
“Falenderim dhe mirenjohje per komisioneret dhe vezhguesit e PD Shkoder, ne zgjedhjet e 25 qershorit. Sot ju keni treguar se jeni shembulli i urtesise, mencurise, i zbatuesve me besnikeri dhe me perpikmeri te ligjeve te shtetit shqiptar; jeni modeli i etikes shembullore dhe pasues dinjitare te tradites me te mire te liberal -demokracise se ketij trualli.
Junior Commissioners qe qendruat aq denjesisht prane Senior Commissioners, me Kodin e Lirise dhe Kushtetuten si busull orientimi e qendrimi. Ju ishit modeli se si Shqiperia mund te gjeje kampionet e ruajtjes se standardeve te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Ju sfiduat nentoken ende te ndotur te procesit zgjedhor shqiptar; ju ndalet sot, ate cfare procesi pastrues dhe dekriminalizues, ka lene ende mbi horizontin e politikes shqiptare. Ju jeni pioneret e Republikes se re te qytetareve te lire e te pergjegjshem. Nderim dhe mirenjohje!”, shprehet Gurakuqi. (D.D/Shuplaka)