Aktori Julian Deda, njëkohësisht edhe koordinator i PD-së bie dakord në një pikë me kryetarin me funksione të ngrira Lulzim Bashën, përballë të cilit kandidon Eduard Selami.
E gjitha është te bashkimi. Në të njëjtën kërkesë bërë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
”Jam dakort me Lulin kur thote: “T’i leme merite dhe te bashkohemi”. Shume bukur me pelqen. Mire po ka nje problem te vogel.”, shkruan Deda.
Duke vazhduar të shpjegojë se: ”Kjo arrihet duke i afruar konkretisht njerezit, duke i marre ne telefon, duke i dhene detyra konkrete per qellimin e perbashket, duke i ofruar bashkepunim, duke i vendosur krah teje si per t’i treguar se ia di vlerat. Per sa kohe kjo thirrje behet ne mitingje te hapura, aty ku shpeshhere fjalet hidhen ne hava, ne vende ku bertasim thjesht per te mbledhur vota, kjo kerkese duket FAKE.”.
”Gjithsesi, jam dakort. Njerezit duhen bashkuar.”, përfundon Deda. Ditët e fundit Deda raportoi edhe bllokimin e profilit të tij në ”Facebook”. (V.G/SHUPLAKA)