22:38 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jurgen Klopp përfundon në spital, të paqarta shkaqet

08:27 | 16/11/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jurgen Klopp përfundon në spital, të paqarta shkaqet

Jurgen Klopp nuk e ka drejtuar seancën e djeshme stërvitore me Liverpoolin, pasi trajneri gjerman iu drejtua një spitali si pasojë e të ndjerit keq. Klopp ka kryer disa ekzaminime nga stafi mjekësor, por nuk është parë e arsyeshme që ai të qëndronte i shtruar përtej vizitës.

Ekipi i “të kuqve” u rikthye në “Melwood” pas impenjimeve me kombëtaret, për të nisur stërvitjen pasditen e kësaj të mërkure, por pa trajnerin gjerman.

“Ai iu nënshtrua vlerësimeve nga mjekët, – thuhet në komunikatën e klubit. – Nuk ka asnjë plan që Jurgen të qëndrojë në spital më shumë sesa vizita e planifikuar, kështu që do të rikthehet në shtëpi në mbrëmje. Gjithsesi, atij mund t’i duhet të bëjë disa kontrolle në ditët në vazhdim. Klubi kërkon që të respektohet privatësia e Jurgenit, familjes së tij, por edhe pacientëve të tjerë, ndërkohë që ai mund të jetë në spital për vizitat”.

Liverpooli do të përballet me Southamptonin të shtunën, megjithatë nuk ka asnjë të dhënë nëse Klopp, i cili pritet të dalë për konferencë shtypi të premten, do t’u rikthehet seancave stërvitore apo do të drejtojë ekipin vetëm në fundjavë.

50-vjeçari gjerman, i cili vjen nga një udhëtim në Afrikën e Jugut për një event bamirësie, ka humbur edhe një tjetër ndeshje në të kaluarën, atë ndaj Sunderlandit në shkurt të vitit 2016, teksa atëherë vuante nga apandesiti. Në atë ndeshje ishin ndihmësit e tij Peter Krawietz dhe Zeljko Buvac që drejtuan nga pankina, një 90-minutësh që u mbyll në barazim 2-2.

 

Etiketa: jurgen klopKlopsport
Pas

I dhurojnë një “Lamborghini” me shpejtësi maksimale më shumë se 300km/h, Papa e jep për bamirësi

Para

Buxheti sot në Kuvend, CILAT janë qëndrimet e PS-së, PD-së dhe LSI-së

Para
Cilët janë 12 kandidatët demokratë në rang vendi që ndodhen në zonën e rrezikut deri tani

Buxheti sot në Kuvend, CILAT janë qëndrimet e PS-së, PD-së dhe LSI-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Zelensky flet me shefin e NATO-s, thekson nevojën për rritje të presionit ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.