Juventus fiton 1-0 ndaj Inter me golin e Mario Madzukic të shënuar në pjesën e dytë duke thelluar diferencën në renditje me skuadrën zikaltër duke vijuar dominimin në Itali me 15 fitore e një barazim.
Goli u shënua në pjesën e dytë në minutën e 66’-të nga kroati Madzukic me kokë pas një harkimi të Joao Cancelo. Inter u përpoq të reagojë pas golit por i mungon forca dhe saktësia, me Lautaro Martinez që provoi dy goditje por sulmuesi nuk ka saktësi në goditje.
Me këtë tre pikësh “Zonja e Vjetër” vijon dominimin në Seria A me 43 pikë, plot 14 më shumë se Inter që tani rrezikohet t’i afrohet Milan. Ndërkohë Napoli mbetet në vend të dytë. (B.H/Faxweb)