14:25 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka një jetë që ha paratë e Sorosit”, Mero Baze sulmon Fatos Lubonjën: Punon për ata që i quan oligarkë…

22:49 | 08/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka një jetë që ha paratë e Sorosit”, Mero Baze sulmon Fatos Lubonjën: Punon për ata që i quan oligarkë…

Gazetari i njohur, Mero Baze ka sulmuar përmes një artikulli të shkruar prej tij, analistin Fatos Lubonja duke e akuzuar se “ka qenë idhtari i parë i “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, mbështetur nga Soros, dhe jetoi një jetë me paratë e tij”.

Baze shkruan se Lubonja përveç periudhës që punonte në një projekt të “Soros”, ka tërë jetën që punon tek ata që quhen oligarkë.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Fatos Lubonja nuk është nacionalist. Biles ka një jetë që lufton kundër tyre si, racë dhe si mentalitet. I lufton ata në këndvështrimin e një njeriu mendjehapur, që konsideron bazike lirinë e qytetarit për të zgjedhur, dhe jo detyrimin për të menduar si pjestar i një kombi.

Ai ka qenë idhtari i parë i “Shoqërisë së Hapur” në Shqipëri, mbështetur nga Soros, dhe jetoi një jetë me paratë e tij.

Sot, ai në fakt është e kundërta e vetvetes. Ai ka gjithë retorikën që nacionalistët etnikë në Ballkan, zakonisht kanë kundër Perëndimit. Ai është kundër mbikqyrjes europiane të Shqipërisë, kundër ndikimit amerikan në Shqipëri, kundër përkushtimit ndaj orientimit Perëndimor të Shqipërisë, dhe çdo gjëje tjetër, nëse këtë gjë e kërkon dhe Edi Rama. Pra, ai është gati të bëhet një nacionalist etnik i vet-izoluar dhe agresiv kundër Perëndimit, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu.

Fatos Lubonja është një intelektual që së paku njeh letërsinë dhe artin në tërësi. Ka bërë përpjekje për të qenë shkrimtar, por së paku është publicist shumë i mirë. Dhe si i tillë, ka bërë vend në opinionin pubik shqiptar.

Por është e çuditshme se si në të njëjtën kohë, ai është urrejtësi më i madh i vlerave shqiptare të çertifikuara në botë si të tilla.

Ai është urrejtësi më i madh dhe baltëhedhësi më i madh ndaj Ismail Kadaresë, shqiptarit që na përfaqëson në majat e letërsisë botërore, dhe që do të duam shekuj ndoshta ta përsërisim historinë e tij. E urren si të suksesshëm. Nuk duron dot suksesin e tij, lexuesit e tij, kritikët e tij, admiruesit e tij, bile as qejfmbeturit ndaj tij. I do të gjithë të jenë urrejtës të tij.

Njësoj si ndaj Kadaresë, ju turr ca kohë më parë Igli Tares, një sportisti të suksesshëm shqiptar në Perëndim, dhe Saimir Pirgut, një tenori të pranuar si talent në Perëndim. E gjithë kjo, për shkak të urrejtjes ndaj një njeriu, Edi Ramës.

Personat e mësipërm, edhe pse janë talente të provuara në Europë, nuk urrejnë  Edi Ramën, si ai, dhe kjo mjafton.

Fatos Lubonja është një qytetar Perëndimor me letra, me familje Perëndimore. Jeton dhe mes Shqipërisë e Italisë. Kur e dëgjon nga larg, të duket njeriu i përkushtuar ndaj betejave të mëdha, ndaj oligarkëve, dhe një frymëzues revolucionar në tentativë.

Në fakt, në shtypin shqiptar, përveç periudhës që punonte në një projekt të “Soros”, ka tërë jetën që punon tek ata që quhen oligarkë.

E ka nisur me Koço Kokëdhimën dhe ka vazhduar me Sandër Frangajn e Irfan Hysenbelliun, të cilët i konsideron fatkeqësi kombëtare. Dhe një herë që donte të ikte nga mafia lokale, siç e quan ai, përfundoi tek një kompani e huaj, gjysma e fisit e të cilës është në burg në Itali, si familje mafioze.

Pra, nëse ka një njeri që ka një jetë të tërë që bën sikur lufton oligarkët dhe përdoret nga oligarkët dhe mafia lokale e ndërkombëtare, me letra është ky.

Kjo tregon se atë nuk e pengon mafia dhe as ata që e paguajnë, por urrejtja ndaj një njeriu. Dhe kjo mund të jetë arsyeja përse këtij njeriu nuk i ngjisin thirrjet për revolucion.

Fatos Lubonja është një njeri i dobishëm i këtij vendi. Dikush duhet të flasë dhe si ai. Dikush duhet gjithmonë të bëjë thirrje për luftë si në vitin 1997, apo për revolucion, si tani, pavarësisht sa dëgjohet. Thirrje të tilla e bëjnë shoqërinë të gjallë, atraktive dhe moderne.

Por Fatos Lubonja duhet ta ndajë mendjen, nëse ne duhet të krijojmë një shoqëri të izoluar nga Perëndimi dhe të mos pyesim për ta, apo një shoqëri që duhet të integrohet në Perëndim, duhet ta ndajë mendjen nëse shqiptarët duhet të jenë të suksesshëm si Kadareja, Tare, Pirgu etj., apo vlera lokale militante si ai, duhet ta ndajë mendjen nëse duhet të bashkëpunojmë me oligarkët për t’i mundur ata, siç po bën ai, apo duhet t’i refuzojmë ata.

Dhe në fund, para se të ngrihemi në revolucion dhe t’i shtypim kokën të keqes në këtë vend, duhet ta dimë ai do jetë këtu me ne, apo do na flasë me Skype nga Italia.

Se po i ka të gjitha këto vetëm për Edi Ramën, kostua më e lirë do të ishte të vriste Edi Ramën dhe të mos i shkonte jeta dëm, pasi në përpjekje për ta mposhtur atë, i ka shpall luftë Perëndimit, ka bërë aleancë me oligarkët dhe mafiozët, ka sulmuar gjithë talentet shqiptarë të pranuar nga Perëndimi, tenton të shpërthejë revolucionin, dhe prapë nuk po ja del.

Në përpjekje për të mundur Edi Ramën dhe nga urrejtja për të, ai në fakt ka vrarë Fatos Lubonjën. Dhe ky mund të numërohet pa hezitim si një krim i Edi Ramës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Fatos Lubonjamero baze
Pas

Protestuan sot në Roskovec, arrestohen mbi 45 persona. Midis tyre drejtues të PD-së

Para

“Mendohet se është i xhiruar në ndarje parash”, deklarata e fortë e Vangjelit: Edi Rama është kapur në biseda me…

Para
“Mendohet se është i xhiruar në ndarje parash”, deklarata e fortë e Vangjelit: Edi Rama është kapur në biseda me…

"Mendohet se është i xhiruar në ndarje parash", deklarata e fortë e Vangjelit: Edi Rama është kapur në biseda me...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri: Thellim i bashkëpunimit për menaxhimin e migracionit

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit! U bën thirrje qytetarëve të tij të jenë vigjilentë

Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Vijon shkëmbimi i zjarrit në Lindjen e Mesme, Izraeli rinis sulmet ndaj objekteve ushtarake të Iranit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.