Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të bashkisë së Cërrikut u shpreh se kjo qeveri nuk ka kod as ligj e në këtë mënyrë ata janë të lirë të vjedhin në mënyrë të papërmbajtur të fondeve publike. Ai u shpreh se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 92, ku me votën tonë shprehet kreu i PD i dhamë fund sistemit monist.
Ndër të tjera Berisha vijoi:
Berisha: Ky ligj nuk ekziston për Edi Ramën, thjeshtra e tij të mos marrë pjesë në tendera. Nuk i takon asaj të fitojë shumicën e tendera. Këta nuk kanë kod, në këtë mënyrë ka një vjedhje të papërmbajtur të fondeve publike, ndaj ky ndryshim më 14 maj. Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje në varfëri, unë deklaroj këtu çdo qytetar i Cërrikut të mos votojë ndryshimin, për vazhdimësinë, këto 8 vite siguria dhe mirëqenia e qytetarëve nuk është ajo që ka qenë. Me rrogat e tyre qytetarët blejnë shumë më pak se 8 vite më parë. Të votojmë ndryshimin, përndryshe, vitin tjetër do shkojmë thellë e më thellë në skamje . Më 14 maj votojmë për kryetar bashkie, po këta janë zgjedhjet e jetës sonë. Zgjedhjet më të rëndësishme që nga 92. Atëherë me votën tonë u ndamë me sistemin monist dhe nisëm rrugën e re, ne që ishim një nga tre kombet më të varfra të planetit arritëm të rreshtohemi në 2008 me kombet me të ardhura të mesme. Arritëm të jemi të parët në rajon me rroga mesatare. Lumenjtë e djersës suaj ishin ato, ishte dhe një administrim tjetër i parave tuaja dhe një vullnet i hekurt që qeveria të bënte gjithçka që kishte në dorë për të pakësuar varfërinë. Në ato vite shqiptarët lëvzinin, por nga 2007 në 2014 popullsia u rrit, me varfëri në zvogëlim, kishte shpresë. Çdo njeri e shikonte që vitet po vinin më të mira ën tërësi, sepse të ardhurat tuaja ju kthehshin ju, në rroga pensione, rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellësa. Pra kishte shpresë, Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Kudo është një vend parajsë tokësore. Çfarë ndodhi këto vite. Pse u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptar vetëm në Shengen, mbi 1 milion në të gjithë botën. U largua 35% e popullatës, lufta që ka dëmtuar më shumë shqiptarët ka qenë lufta botërore dheluftat ballkanike, 10% e popullatës u largua. Në këto 8 vite, janë larguar 33% e popullatës.
Discussion about this post