16:37 | 28/11/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit”, Agron Tufa për drejtuesin e policisë: Si e ka kopsitur procesin përmes gruas

20:13 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekskluzive/ Kërkoi shkarkimin e tij, deklarata e fortë e Agron Tufës: Sfondi i Spartak Brahos ka një të kaluar me shumë kufoma

Ish-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, akuzon një prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, Xhavit Shalën se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, ndërsa këtë faktr është përpjekur vazhdimisht ta manipulojë.

Tufa ka shkruar në rrjetet sociale se Shala tashmë përmes bashkëshortes së tijqë thekson se ka krijuar monopol në Shalën, gruan e Xhavitit, e cila ka siguruar monopolin e çdo material digjital (për bashkëshortin e saj).

“Nëse do kishte sadopak drejtësi, duhet të shohim dy veprime: largimin e Xhavit Shalës nga Policia dhe nga drejtimi i Autoritetit. Xhavit Shala nuk ndonjë formim policor. E shumta mund të ishte ndonjë instruktor partie. Dhe për këtë ka dhënë prova”, shkruan Tufa.

Reagimi i plotë:

MANOVRAT DHE AKROBACITË E OFICERIT OPERATIV TË SIGURIMIT, SHOKUT XHAVIT SHALA PËR TË VARROSUR TË SHKUARËN E VET

Historia e ish of. të Sigurimit, Xhavit Shala, do të përbënte lëndë të lakmueshme për një roman pikaresk kriminal. Përveç “vijës së sjelljes” dhe “kombinimeve” me ish bashkëpunëtorët e tij sot, si “Studenti”, “Mboroja”, etj, ai ka hallin si t’u mbijetojë ligjeve të institucioneve demokratike. Gjithmonë i paqetë, gjumëtrazuar (siç ka qenë gjithmonë kjo shpesëri nate), ai ka kohë që ua përdredh kokën ligjeve.
Por prej një viti e ca, Xhaviti ndodhet në Labirintin e Ligjit dhe, që të mos e hajë Minotauri, ai kërkon një fill Ariadne, që të dalë së andejmi si hero.
Ja se si përpiqet Xhaviti t’ia hedhë edhe kësaj here Ligjit:

Ligji për vetingun e Policisë, automatikisht e nxjerr nga sistemi ish punëtorin operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala. Autoritetet që merren me vetingun e kanë marrë përgjigjen qysh prej datës 24 maj 2019 (në një ditë të lavdishme për komunistët madje). Mirëpo, për t’i rezistuar kësaj pune e për të mbajtur me thonj privilegjin që i jep rroga, e për të shkelur ligjin, Xhavit Shala ka zgjedhur një taktikë që lidhet me ligjet e shfuqizuara të kontrollit të figurës. Në atë kohë, komisioni “Bezhani”, për interes të Xhavit Shalës, kur ky u emërua drejtor i SHIK-ut Elbasan (tetor 1997), nuk mori vendim për të. Ky vendim i pëlqeu Shalës, sepse me këtë mbante vendin e punës dhe as u ndje më. Mirëpo sot, në kushtet e reja me ligjin e vetingut të Policisë, atij nuk i pëlqen më ky vendim. Për të mbajtur me thonj e me dhëmbë vendin aktual të punës, ka kërkuar vërtetimin e faktit të vendimit të komisionit “Bezhani” (pas 23 vjetësh). D.m.th. do diskutohet fakti në ka qenë apo jo oficer Sigurimi. E bukura është se padia e Xhavit Shalës, i drejtohet “gjykatëses”, pa e ditur që pas shortit, do ishte apo jo femër kjo. Dhe femër i qëlloi. Shala kërkon të dijë në është apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike, në një kohë që ligji i vetingut të policisë ndalon si oficerët e ashtu bashkëpunëtorët e Sigurimit. Shala kërkon që të vijnë dëshmitarë në gjyq, ish ministri i Rendit Publik Spartak Poçi (babain e të cilin, Dilaver Poçi, gjatë kohës së internimit, e kishte “nën kujdes” në Dumre, pikërisht Xhavit Shala), ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Veli Myftari (që ka kaluar me “veteranët” sot) dhe ish drejtori i personelit Pendeli Taçi (ish oficer Sigurimi). Për të kopsitur mirë procesin, Xhavirt Shala kërkon “marrjen e provës materiale” të praktikave të shokëve të vet ish sigurimsa të lashtë si Ilir Balili, Adriatik Muka dhe Pandi Sterjo. Paralelisht, i kërkon Autoritetit të dosjeve (pra gruas së vet) të ndërpresë “procedurat verifikuese” (muhabet shtëpie d.m.th.). Xhavit Shala dihet se është tutori i Autoritetit, i cili është kuptuar me kohë se është një vegël në duart e tij. Realisht Xhavit Shala është kryetar i Autoritetit. Kryetarja formale Genta Sula, ndjehet e pafuqishme të largojë nga funksioni Aida Shalën, gruan e Xhavitit, e cila ka siguruar monopolin e çdo material digjital (për bashkëshortin e saj). Nëse do kishte sadopak drejtësi, duhet të shohim dy veprime: largimin e Xhavit Shalës nga Policia dhe nga drejtimi i Autoritetit. Xhavit Shala nuk ndonjë formim policor. E shumta mund të ishte ndonjë instruktor partie. Dhe për këtë ka dhënë prova.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufaXhavit ShalA
Pas

Atentati në Vlorë/ Kush është Nikollaq Cepaj (Taullaraj)! Ra në burg se plagosi 34-vjeçarin, u lirua 3 ditë më parë

Para

U qëllua me 3 plumba njëri prej tyre në kokë, Nikollaq Cepaj në gjendje kritike drejt Tiranës

Para
Atentati në Vlorë/ Kush është Nikollaq Cepaj (Taullaraj)! Ra në burg se plagosi 34-vjeçarin, u lirua 3 ditë më parë

U qëllua me 3 plumba njëri prej tyre në kokë, Nikollaq Cepaj në gjendje kritike drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

Shërbimet publike për biznesin, Sekretariati i KI: Dixhitalizim edhe tek vendorët

Shtëpia e Bardhë përshëndet zgjatjen e armëpushimit në luftimet Izrael-Hamas

Blinken mesazh urimi për 111-vjetorin e Pavarësisë: Jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë

Ukraina dhe shtetet baltike thonë se do ta bojkotojnë takimin e OSBE-së për shkak të Lavrovit

Dua Lipa urim të veçantë për Pavarësinë e Shqipërisë

Ish Klubi Partizani/ Analiza e VOA: Aktet që çuan në ndërtimin e kompleksit të pallateve

Ballkani në konflikte, shqiptarët ndjehen më të sigurt më 2023

Arrestohet 30-vjeçari në Muriqan, iu gjet drogë në makinë

Lufta në Izrael: Njësia e dializës Al Shifa kthehet në funksion, thotë Hamasi

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.