Sipas gazetarit Klodian Tomorri protesta e studentëve ka vetëm një mënyrë për t’i shërbyer Shqipërisë. Sipas tij ajo duhet të marrë natyrë politike, në një lëvizje me interes “te pergjithshem publik kunder sistemit te padrejte dhe zhvates qe elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban ne kembe prej vitesh ne Shqiperi”.
Ndryeshe sipas tij nëse kjo nuk do të ndodhë dhe studentët mbeten vetëm tek kërkesat ekonomike, ajo nuk është asgjë tjetër veçse tentativë e një grupi interesi për të marrë favore në kurriz të grupeve të tjera.
Postimi i plotë:
Te vertetat e thjeshta te protestes
1-Virgjeria politike e protestes se studenteve i sherben vetem qeverise dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme qe thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverise.
2-Ka vetem nje menyre qe protesta e studenteve ti sherbeje Shqiperise. Ajo duhet te shnderrohet ne nje levizje me interes te pergjithshem publik kunder sistemit te padrejte dhe zhvates qe elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban ne kembe prej vitesh ne Shqiperi.
3- Qe kjo te ndodhe protesta duhet te marr natyre politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyre tjeter.
4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike qe jane bere publike deri me tani atehere ajo nuk eshte asgje tjeter vecse tentative e nje grupi interesi per te marre favore ne kurriz te grupeve te tjera. Eshte njesoj sikur neser te ngrihen fermeret te kerkojne nafte pa leke, rrogtaret te kerkojne rritjen e rrogave apo biznesi te kerkoje heqjen e taksave. Keto jane protesta qe kenaqin interesa te grupeve te caktuara por nuk kane asnje interes publik. Perkundrazi ngarkojne fature publike dhe shtremberojne drejtesine sociale.
5-Plotesimi i kerkesave ekonomike qe vijne nga grupe te caktuara eshte gjeja qe qeverite mund te bejne me lehte. Qeveria nuk e ka per gje te fuse doren ne xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo qe qeverite bejne gjithe kohen.
6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku jane qofte edhe me ca privilegje shtese, qe do i marrin ne kurriz te te tjereve.
(B.H/Faxweb)
Zgjidhja politike kërkon parapërgatitje. Mos të spekullohet mbi studentët si më 1990! Nuk është e drejtë të vihen studentët përpara për të realizuar synimet e individëve në pritje të karriges.