17:54 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kabo-Bashës: Duhet ta kishe dëgjuar këshillën time, të paralajmërova se ata që po ju ngrejnë do t’ju rrëzojnë keqas

00:12 | 27/06/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kabo-Bashës: Duhet ta kishe dëgjuar këshillën time, të paralajmërova se ata që po ju ngrejnë do t’ju rrëzojnë keqas

Profesori i filozofisë, Përparim Kabo, ka reaguar në lidhje me rezultatin e PD në zgjedhje dhe ka kritikuar Lulzim Bashën.

Kabo i ka numëruar atij sukseset por edhe dështimet në fushat ku Basha ka pasur poste kyçe, por në fund e ka quajtur një humbës të madh i cili u është shmangur proceseve gjyqësore.

Ai i kujton edhe këshillën që i kishte bërë publikisht Bashës pas fitores që ai arriti në 2011 për kryetar bashkie përballë Edi Ramës.

Profesori thotë se ajo fitore e paqenë e futi atë në një histori të rreme dhe Basha nuk e dëgjoi këshillën e tij kur i kishte thënë se ata që e ngritën do ta rrëzonin keqas një ditë. Sipas Kabos nuk ka lider pa fituar beteja.

Në fund ai e këshillon Bashën që tani të mendojë me mendje të ftohtë për atë që do të bëjë në mënyrë që të paktën të mos humbë dinjitetin.

SHKRIMI I PLOTË:

Një histori me kontraste të fuqishme dhe një fund…Zoti Lulëzim Basha e nisi me Rrugën e Kombit një investim tejet serioz në të gjithë drejtimet por po atje KLSH e paditi për abuzime që u mbyllën në Gjykatën e Lartë jo me gjykim në themel, por me marifet të procedurës dhe çështja mbeti pezull(një nga argumentet që ia thanë Bashës ata që e shpunë te marrëveshja e 18 majit)…në Ministrinë e Jashtëme kontribove për pranimin në NATO…por realizove marrëveshjen e detit që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese…Në Ministrinë e Brendëshme…realizove lëvizjen pa viza por në atë dikaster në drejtim t’ndodhi 21 janari…me katër viktima…Të gjitha proceset gjyqësore i ka humbur…Humbe me General Electric në anullimin e hekurudhes me tren elektrik Tirane-Durres-Rinas dhe paguam 10 milion $…penalitet, prishe mbikalimin te Zogu i Zi dhe e humbi çeshtjen në Gjykatën Kushtetuese…Marrëveshja për detin e humbët në Gjykatën Kushtetuese…shtyt me procedurë vetëm atë të rrugës së kombit…edhe çështja e 21 janarit është humbur deri në Strasburg…Dhe ju zoti Basha thoshit jam Jurist…jeni se mohoj, por jeni një humbës i madh….Kur fituat zgjedhjet bashkiake në atë mënyrë të paligjshme dhe shemtuar… ju shkruajta një letër të hapur dhe Ju paralajmërova se një ditë ata që po ju ngrenë do t’Ju rrëzojnë keqas…duhet ta kishe dëgjuar atë këshillë…! Ajo fitore e paqene ju futi në një histori të reme…! Leader pa beteja të fituara nuk ka…tani mendo e bëj atë që duhet por me mendje të ftohtë…se paku mos humb dinjitetin!
(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Kabo-Bashes
Pas

Përfundon numërimi në Lezhë, qarku ku PD dhe PS luftuan deri në votën e fundit (EMRAT E DEPUTETËVE)

Para

Deputetja e PDIU në Dibër i bashkohet Ramës: Do bëjmë brenda një viti rrugën e Arbrit ose gris mandatin (VIDEO)

Para
Deputetja e PDIU në Dibër i bashkohet Ramës: Do bëjmë brenda një viti rrugën e Arbrit ose gris mandatin (VIDEO)

Deputetja e PDIU në Dibër i bashkohet Ramës: Do bëjmë brenda një viti rrugën e Arbrit ose gris mandatin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.