Dy kujdestare në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë janë kallëzuar në Polici nga nëna e tre fëmijëve, e cila i ka akuzuar për keqtrajtim të tyre. Policia thotë se kallëzimi është bërë nga shtetasja P.B, e cila pretendon se punonjëset e identifikuara me inicialet E.K dhe L.B kanë dhunuar tre fëmijët e saj, të cilët jetojnë në këtë institucion.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”,thekson policia.