Është konfirmuar në detyrë numri dy në policinë e shtetit Aida Hajnaj.
Ajo që përbën çudi në dhënien e vendimit, është se Komisioni i Jashtëm i VLerësimit (KJV), i janë dashur vetëm disa orë kohë, nga seanca dëgjimore që u zhvillua mëngjesin e sotëm, deri në këto momente, për të konfirmuar në deyrë Hajnajn.
Nuk dihet nëse ka pasur denoncime në drejtim të saj, që është njëherësh dhe kandidate për BKH, dhe a janë marrë ato parasysh nga KJV, për vetëm disa orë.
Hajnaj ka deklaruar një apartament në Tiranë. Apartament banimi në Tiranë, në pronësi të babait i cili nuk jeton më, shtesë apartamenti në Tiranë në emër të nenës, vëllait dhe subjektit.
Sipas KJV, subjekti ka plotësuar saktë formularin për pastërtinë e figurës, pasurisë, nuk administrohen prova për kontakte me persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Në të gjithë procedin e hetimit komisioni konstaton se subjekti i rivleresimit ka kryer deklarim të saktë.
Discussion about this post