Një 27 vjeçar shqiptar u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime bëjnë me dije se personi i ekstraduar është Emiljan Sinjari, ish-punonjës i kompanisë së sigurisë në aeroport.
Gjatë periudhës 2016-2017, ai në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.