Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Debat në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ka folur për herë të parë më qartë dhe më ashpër se kurrë, lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa deri më sot përpiqej të tregohej i përmbajtur, ndoshta edhe për shkak të koalicionit, sot Meta ka folur më ashpër se kurrë për Ramën.
Ai i është përgjigjur deklaratës së Ramës, se kishte heshtur kur LSI pushonte nga puna gratë socialiste.
“Mendoj se kjo është një shpifje e rëndomtë, nga ato inskenimet e pazakonta, kërkon thjesht të justifikojë PS, është ky vetë që s’ka treguar asnjë lloj respekti e konsiderate për të gjitha gratë e PS në vite, disa gra me shumë personalitet u zëvendësuan me ata që u zëvendësuan. Do të bindi të gjithë ata që janë larguar, se nuk e kam unë fajin, e ka Meta, LSI e të tjerë.
Të gjith këto janë përralla, barsoleta, hajdeni LSI me mua, afron PDIU që ta shikojë si mjet presioni ndaj LSI. Afronte LSI-në si presion ndaj PDIU-së. E ka në natyrën e vet, diversionin dhe paqëndrueshmërinë. Ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ai ka frikë nga Ben Blushi, kërkoi referendum vetëm e vetëm që të mos bëheshin zgjehdje.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)