Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Debat në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ka folur për herë të parë më qartë dhe më ashpër se kurrë, lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa deri më sot përpiqej të tregohej i përmbajtur, ndoshta edhe për shkak të koalicionit, sot Meta ka folur më ashpër se kurrë për Ramën.
Lidhur me deklaratat e Ramës për “Timonin e qeverisjes”, Meta është shprehur: “Unë jam i bindur se më 25- qershor, LRI do i çojë një timon dhe një tepsi, edhe në surrel që të ngelë gjithë jetën atje, edhe një timon edhe një tepsi.” (D.D/Shuplaka)