Pas akuzave të forta të stilistes së njohur Mimoza Kamberi, e cila deklaronte publikisht se Tea Zhuli i kishte vjedhur jo vetëm idetë, por edhe fustanet në dyqanin e saj, ish-banorja e BB e mori me sportivitet këtë ngjarje, duke ju përgjigjur duke qeshur komenteve në profilin e saj në Instagram.
Pas reagimit të Teas edhe partneri i saj, Kristi Beçka, ka publikuar një foto në Instagram, ku thumbon me një poezi Mimoza Kamberin.
“I shkova në dyqan dhe punë i kërkova,
Le që punë nuk mbarova, po histori për dashnorin dëgjova.
‘E kam në Itali dhe burrin nuk e duroj dot në shtëpi,
Im shoq rri në lloto dhe pi raki’, veç djemtë i kam si flori.
Sapo e dëgjova menjëherë u largova,
Nuk prisja asnjë punë e asnjë ndihmë
nga një grua që gënjen shtëpinë.”- ka shkruar ai në Instastory.
‘’Flliqet” ish-konkurrentja e Big Brother, stilistja e nxjerr zbuluar (Sms-të kompromentuese)