Policia ka përfunduar operacionin e koduar “Mjetet” për zbardhjen e vjedhjes së pajisjeve elektronike nga një shkollë në Babrru, ngjarje e ndodhur më 10 janar 2025.
Si rezultat i hetimeve intensive, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga autorët, shtetasi E.N., 19 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Të rinjtë e përfshirë janë nxënës të kësaj shkolle.
Gjatë operacionit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisjet e vjedhura, të cilat përfshijnë:
•3 kompjuterë
•1 laptop
•5 tastiera kompjuteri
•3 monitorë
•1 celular
•2 bokse
Pajisjet u gjetën të fshehura nga autorët dhe u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.