Një shqiptar dhe dy shtetas grekë janë vënë në prangat e policisë në Selanik pas sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet dhe sekuestrua brenda banesës.
Mësohet se janë vënë në pranga 54-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe dy grekë 30 dhe 39 vjeç. Kanabis, kokainë, hashash u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar.
Konkretisht: rreth 29 kg kanabis, 1 kg kokainë dhe 1 litër vaj hashashi.
Burime të policisë greke kanë bërë me dije se ata kanë përfituar rreth 250 mijë Euro nga shitja e drogës.
54-vjeçari shqiptar dyshohet se ishte furnizues i Selanikut, i cili sillte sasi të mëdha droge në vend. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post