18:42 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Mira Konçi feston datëlindjen, e bija me urim prekës: Bekim i madh që të kam ty si mama

13:25 | 05/03/2017
në ShowBiz, Te Gjitha
0
Mira Konçi feston datëlindjen, e bija me urim prekës: Bekim i madh që të kam ty si mama

Këngëtarja e njohur feston sot datëlindjen dhe ajo çka e bën më të veçantë këtë ditë për të është urimi i së bijës, i cili e ka suprizuar këngëtaren.

“Ajo që do ta bëjë të paharrueshme këtë ditë për artisten është urimi i vajzës së saj Erës, e cila prej disa kohësh jeton në SHBA.”, shkruan revista “Who”. Në urimin e saj, Era e cilëson të ëmën si një grua të mrekullueshme në të gjitha aspektet dhe një ndër bekimet më të mëdha për të që e ka nënë.

“Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.

Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit Nadire Konçi për pasurinë që solle në jetë).

Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenurit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin ti trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që ti ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe deshiren për t’i ndihmuar të gjithë. Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetesi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur.

Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime! Të dua shumë shumë shumë!”, – ka shkruar Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçi.

Ky urim e ka surprizuar Mira Konçin, e cila e ka falëndëruar të bijën me këto fjalë:

 “Uaaaa çfarë surprize e vogla ime ti! Mrekullia ime, thesari im, frymëzimi im, motivi im, jeta ime, eleganca ime! Faleminderit ZOT për dhuratën më të bukur në botë, Erën time! Qofsh e lumtur TI drita e syve të mi, sepse atëherë unë jam super nënë!”

 (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: datelindjeMira Konci
Pas

Kanabis dhe kokainë brenda banesës në Selanik, në pranga shqiptari dhe dy grekë

Para

Rama përfundon drekën, del me Zahon në krahë, protestuesit ujë, vezë e patate në drejtim të tij

Para
Rama përfundon drekën, del me Zahon në krahë, protestuesit ujë, vezë e patate në drejtim të tij

Rama përfundon drekën, del me Zahon në krahë, protestuesit ujë, vezë e patate në drejtim të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.