Nga Ylli Dylgjeri
Ka ngjallur shumë bujë dhe pikëpyetje ndalimi i shtetasit izraelit në Rinas, i cili po largohej nga Shqipëria me një valixhe-aparaturë të sofistikuar e cila sipas të dhënave të deri tanishme shërben për zbulimin e përgjuesve ambientalë.
Ky lajm morri vëmëndjen e mediave gjatë ditës së sotme. Por ajo që e bën më intrigues është komenti i një “Portal Militant” që vendosi edhe emrat e porositësve politikanë e biznesmen mediash si porositës së këtij shërbimi!!! Për të qenë më korrekt me publikun ky lajm duhej të kishte një sqarim zyrtar nga komuniteti i inteligjencës në vend.
Çfarë është ky komunitet inteligjence do më pyesni?
Të gjitha shërbimet inteligjente të vendit përbëjnë komunitetin e inteligjences: SHISH, Policia e Shtetit, SHKB, Shërbimet inteligjente të Ministrise së Mbrojtjes janë pjese të këtij komuniteti. Por ne ende nuk e kemi të insticionalizuar një komunitet të tillë, me parime dhe rregulla të qarta të transparencës dhe të Mardhënieve Publike.
Nëse do ekzistonte ky si Komunitet atëhere dhe Publikut përmes zëdhënies do t’i sqarohej zyrtarisht se pse ekziston dhe për çfarë shërben nje paisje e tille inteligjente. Duhet thënë se kjo aparaturë e sofistikuar edhe sot gjendet dhe funksionon në Shqiperi.
Janë strukturat e Gardës së Republikës që e posedojnë ligjerisht atë sot dhe e përdorin sipas rastit e nevojave apo kërkesave të sherbimit gjatë ruajtjes së personaliteteve. Është detyrë e tyre të pastrojnë nga përgjues të tillë të paligjshëm zyrat e Vipave në politikë.
Kjo aparaturë kryen një shërbim dhe si e tillë në një shoqëri të lirë mund tu shërbejë edhe individeve dhe biznesit në kushtet e konkurences së pandershme.
Njihet spiunazhi ekonomik. Ndaj në shoqërinë e lirë gjithkush mund ta porosisë këtë shërbim lirshëm për të mbrojtur sekretin afarist, apo privacine në biznes e tij. Edhe dedektivet privat mund të kryejnë shërbime të tilla kundrejt faturave të hapura.
Ndaj dhe zhurma e sotme ndaj aparaturës pergjuese ngjan me nje kanaçe bosh që kërcet trotuareve të Tiranës.