Besim Ndregjoni ka paraqitur sot platformën e tij sa i takon kandidimit për Avokatin e Popullit, në komisionin e Ligjeve.
Thirrja e tij është që institucioni i Avokatit të Popullit të vihet në dispozicion të qytetarëve.
Ndregjoni: Po rikandidoj për Avokat të Popullit nisur nga veprimtaria ime 32-vjeçare në shërbim mbrojte të të drejtave të njeriut. I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar 3 diktatura, fashiste, naziste dhe komuniste. Për CV-në time i është vendosur në dispozicion anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, shoqërisë civile dhe nga e burgosura politike Lavdie Nela që ju ka bërë thirrje që nuk ka lidhje me regjimin e të kaluarës.
Sigurisht që këtyre thirrjeve nuk i është kthyer një përgjigje, unë them që të ktheni institucionin e Avokatit të Popullit që ta vendosni në dispozicion të qytetarëve. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet dhe ushtron të drejtat, kush më shumë se ne që na u dhunuan të drejtat në kohën e diktaturës të vijë dhe të përfaqësojë këtë institucion. Unë mendoj që një kapacitet që e ka provuar dhunimin e të drejtave, mund ta kryejë me të drejtë këtë detyrë.