Agron Loka, kandidati i PD-së për Krujën, gjatë prezantimit të tij konstatoi problematikat e Bashkisë Krujë dhe vështirësitë që qytetarët e saj, janë duke patur çdo ditë. Loka rikujton procesin e Primareve, që sipas tij demokratët shpëtuan PD-në, të njëjtën kërkesë ka sot dhe për shpëtimin e Shqipërisë duke votuar për të dhe kandidatët e Primareve në zgjedhjet e 14 majit. Sakaq, Loka denoncon dhe mjerimin që ka zaptuar Krujën dhe zonat përqark, ku përveç braktisjes çdo ditë, nuk ka ujë më shumë se një orë, biznese të cilat janë duke vdekur, stadiumi i kthyer në gërmadhë, turizmi vetëm një sezon. Për të janë gjithashtu dhe një problem shpërthimet me tritol që beëhet për guruoren, ku përveç terrorit që u shkaktohet qytetarëve janë duke u shembur dhe shtëpitë. Ai premton qëe nëse do të votohet prej qytetarëve, ka për të bërë ndryshime rrënjësore, që do sjellin rritjen e mirëqenies për qytetarët.
Agron Loka: Kruja historike, e njerëzve bujarë dhe mikpritës. I dashur Oerd, z.Baku, bashkëqytetarë, jemi mbledhur së bashku për një fillim të turit tonë fitues. Kurrë më shumë se sot nuk kemi patur më shumë besim për të sjellë ndryshimin. 15 muaj më parë kaluam provën më të vështirë të ekzistencës sonë, 95% e demokratëve brenda 24 orëve ranë dakord për interesat e demokracisë dhe pluralizmit. 15 muaj më parë shpëtuat PD-në dhe në 14 maj do shpëtojmë gjithë Shqipërinë. Në komunikimin tonë lagje më lagje, eksopozohet mjerimi dhe dëshpërimi që ka pllakosur. E kanë kthyer Krujën në një provincë, i kanë hequr krenarinë dhe dinjitetin duke e vlerësuar me guroren. Po braktiset nga dita në ditë. Në Krujë ka vetëm një orë ujë në ditë. Bizneset po vdesin dhe papunësia është kudo. Edhe skuadra e futbollit u dëbua dhe stadium u kthye në një gërmadhë. Turizmi është reduktuar në sezonal. Është në kaos të plotë. Rezulton ¼ e qyteteve më të ndotura në Shqipëri. Simboli në mediat kombëtare me vizitën e Bushit, lejxon sot vetëm lajme nga kronika e zezë. Janë ndërtuar apartamente me donacione ndërkombëtare, po ndarja e tyre është bërë në bazën e padrejtësisë. Nuk do ta lëmë drejtësinë të flejë pa ndëshkuar shkaktarët. Shpërthimet masive me tritol për hapjet e reja që po kryhen pa asnjë kriter, banorët jetojnë në terror ndërsa shtëpitë e tyre tronditen nga tritoli. Nikla nuk i përgjigjet kapacitetit prodhues, shkolla e mesme e përgjithshme e pandërtuar, asnjë masë për përmbytjet në Bubq. Qindra shtëpi vuajnë çdo vit nga përmbytjet. Rruga e shtruar në Qafë-Thanë është sot e pakalueshme. Sot Malësia po zbrazet, realiteti që ofron Kruja është degradimi. Duhet të ngrihemi dhe të marrim në duart tona të ardhmen e Krujës. Do bëjmë gjithçka për të rritur punësimin, turizmin dhe të rregullojmë jetën e qytetarëve.