Kandidati për President i Serbisë, Nenad Çanak, në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” në Kosovë, u shpreh se retorika politike në Serbi s’dallon shumë nga ajo e Milloshevicit.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se nëse zgjidhet në krye të Serbisë, do të merret me ndryshimin e Kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme për shkak se nuk është pjesë e Serbisë.
Në mesin e prioriteteve ai u shpreh se ka dhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet “pezull” dhe “pyetjet e hapura” të cilat i kanë shtetet në mes vete.
(XH.A/SHUPLAKA)