Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, ka qenë sot në qytetin e Durrësit ku ka takuar simpatizantë dhe anëtarë të LIBRA-s në këtë qytet. Në këtë takim është prezantuar edhe kandidatja e parë e LIBRA-s për deputete në Durrës, e cila është një vajzë e re dhe mjaft e hijshme.
Blushi e ka prezantuar Higerta Balin edhe nëpërmjet “Facebook-ut”, ku ka publikuar një fotografi ku shihet krah 21-vjeçares.
“Uroj të kem sa më shumë mbështetje nga ju të dashur miq.
Unë, kandidate për deputete e partisë, LIBRA, me kryetare zotin Ben Blushi”, shkruan kandidatja për deputete.
Gjatë këtij takimi, Blushi ka sulmuar ashpër edhe kreun e bashkisë së Durrësit, për të cilin është shprehur: “Qenke marre prape me mua sot me gjuhen e Sali Berishes! Po Saliu të paktën e ka një taban e do s’e do. Kurse kjo puna jote në gjuhën popullore quhet pune kuçkash! Ti je nje kuçke profesioniste me një pamje prej mashtruesi firmato.”, deklaroi Blushi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1551″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]