Kapen 116 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Grevena, ku policia greke ka ndaluar dy automjete.
Në njërin prej automjeteve, sekuestroi 36 pako me 116 kg e 100 gramë marijuane ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e ës. Në pranga ranë 3 greke, përkatësisht të moshës: 34, 36 dhe 51-vjec. Gjatë kontrolleve në makina dhe në banesat e te dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuanë në total, 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe në zona të tjera, mbi 9 ton marijuane që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
(K.H/Faxweb.al)