Policia italiane ka sekuestruar 2 ton marijuanë në rajonin e Abruzzias. Nga operacioni është kapur edhe një skaf.
Dyshohet se skafi u përdor për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Lënda narkotike ishte e ndarë në pako me peshë 20 kg secila dhe ishte e fshehur në një furgon i vendosur në një fshat në Fossacesia, ndërsa droga kap një vlerë prej 10 milionë eurosh.
Operacioni masiv ka përfunduar edhe me arrestimin e tregtarit të drogës, 49 vjeçarin Giovanni Carabotti, nga provinca e Brindizit, si dhe me zbulimin e një skafi të fuqishëm. Përveç lëndës narkotike të gjetur në një furgon, policia ka gjetur edhe një gomone të fuqishme 10 metra të gjatë me dy motorë me 500 kuaj fuqi secili. Mjeti është braktisur nga trafikantët e drogës.
Policia kishte vënë nën vëzhgim lëvizjet e tij, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u organizua operacioni “D-Day”, detajet e të cilit u dhanë këtë mëngjes nga policia, sipas të cilët Carabotti ishte duke pritur ardhjen e ngarkesës së drogës.
Polica italiane gjeti skafin 10 metra të gjatë me dy motorrë. Në Chieti të Italisë po ashtu u zbulua një depo ku u gjet një sasi e madhe droge. Pjesa tjetër e drogës ishte fshehur brenda një furgoni.
Sipas autoriteteve italiane droga kap vlerën e 10 milion eurove.
Agjensia e lajmeve ANSA raporton se kjo është sasia më e madhe e kapur në rajonin lindor të Italisë.
(M.D/ Shuplaka)