Të paktën 47 kg marijuanë janë gjetur të fshehura në kufirin greko-shqiptar. Siç raportohet droga u gjet në një zonë pyjore e quajtur Loridha në Sajaedhe të Igumenicës. Nga policia greke janë gjetur të paktën 3 çanta që përmbanin 42 pako me 47 kg e 224 gramë marijuanë.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
(J.D/Faxweb.al)