Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 800 kilogramë drogë me një vlerë prej 4 milionë eurosh në Itali.
Të arrestuarit janë Marjon Kapllanaj, 31 vjeç, Ardit Abilaliaj, 25 vjeç dhe Ali Pulomemoj 24 vjeç. I pari u arrestua Kapllanaj, pasi u kap me 170 kilogramë marijuanë në makinë në Pescara. Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë të dyshemesë së modifikuar enkas për të ngarkuar drogën. 4 kg të tjera drogë janë gjetur në banesën e Majron Kapllanaj, pas kontrollit të policisë.
Por pasi Kapllanajt policia arrestoi edhe tre të tjerë me rreth 600 kilogramë marijuanë, bashkëpunëtorë të të parit. Midis tyre bënte pjesë edhe një shtetas italian.
Sipas policisë italiane droga kishte mbërriur përmes detit ga Shqipëria drejt Italisë vetëm pak ditë më parë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1283″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post