Katër marsi është një datë e veçantë për ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali.
Dy vjet më parë ajo është bërë nënë për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë “Nalta”.
Spiropali ndan me publikun gëzimin e saj në këtë ditë kaq të veçantë për të, nëpërmjet një fotoje ku shihet bashkë me vogëlushen e cila po fryn qiririn me numrin 2.
“2 vjet Nalt”, shkruan Spiropali krahas fotos. Spiropali u lidh në martesë me partnerin e saj Salarjon Total vjeshtën e 2014-ës, ndërsa në mars të 2015-ës solli në jetë Naltën. (D.D/Shuplaka)