Sekuestrohen 12 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar. Droga u kap nga policia e Janinës, e cila ndaloi në Drosoxori, një automjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 10 kg 600 gram marijuanë. U arrestua shoferi grek 26-vjec dhe pasagjeri shqiptar 34-vjec. Në banesën e 34-vjecarit u gjetën dhe sekuestruan edhe 2 kg 14 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu në total edhe 480 euro dhe 3 celularë.
Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
(J.D/Faxweb.al)