Një sasi rekord prej 5 ton drogë është kapur ditën e djeshme në Itali, në kanalin e Siçilisë. Mësohet se droga, e llojit marijuana, do të kapte një vlerë prej rreth 50 milionë eurosh në rast se do të hidhej në treg.
Alarmi për drogën që po i afrohej Siçilisë është dhënë nga autoritetet franceze, ndërsa në pranga janë vënë 3 shtetas turq.
Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.
Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.
Deti Mesdhe është një nga vendet globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.
(E.K/FAXWEB.AL)