06:27 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapja e 137 kg kokainë në Durrës, kush janë porositësit “High Class”?! (Detajet)

17:07 | 28/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është biznesmeni pritës i kokainës në Durrës, precedentët e mëparshëm (Emri+Foto)

Një ditë pas operacionit ku u kapën 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, burime për Fax News dhe Faxweb.al  bëjnë me dije se operacioni I monitoruar dhe drejtuar nga DEA ka konstatuar nisjen e ngarkesës nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Të gjithë pjesamarrësit në këtë operacion, sipas të njëjtave burime, janë persona të pajisur me çertifikatë sigurie të nivelit të lartë, çfarë nënkupton se informacionet rreth këtij operacioni kanë qenë tepër sekrete.

Kjo është edhe arsyeja pse procedurat në dogana u kryen shumë shpejt ndërkohë që tre personat që do të të merrnin drogën janë pritësit nga ana tjetër, porositësit do të dalin nga hetimet që tashmë kanë nisur, për të cilët burime tregojnë për Fax News dhe Faxweb.al se dyshohet që dihet kush janë. Këta të fundit dyshohet se janë persona “High class” thënë shqip,”të nivelit të lartë”.

Nga ana tjetër nga burimet mësojmë se në Porton e Durrësit do të ketë kontrolle rigoroze të të gjithë kontenierëve me fruta ekzotike që pritet të mërrijnë.

Bëhet fjalë për rreth 700 të tillë 300 nga të cilët me banana ndërkohë që kanë destinacion dia vende të rajonit por që bëjnë tranzit përmes Portit të Durrësit.

Faxweb.al raportoi gjatë ditës së sotme, se prokuroria ka nisur hetimet dhe për zyrtarët e Portit.

Mësohet se janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë në mënuyrë që të verfikohet çdo hyrje dhe dalje e dyshimtë në port.

Prokuroria ka dyshime se zyrtarë në portin e Durrësit kanë bërë të mundur futjen e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme, edhe në zonën ku mbaheshin kontenierët ku u zbulua kokainë.

Gjatë operacionit ku u sekuestrua sasia e konsiderueshme e kokainës, ranë në prangat e policisë dy persona Ardian Bega, nga Skrapari,me detyrë punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe Altin Myslihaka, mbledhës kanaçe dhe skrapi në port.

Po ashtu u shpall në kërkim dhe biznesmeni Gentian Malindi, që sipas policisë ishte pritësi i kokainës, po nuk u arrit që të vihej në pranga.

Ndërkohë ajo që mbetet në pikëpyetje është se kush fshihej pas Malindit, dhe pse Policia nuk ka shtrirë hetimet në persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

(Fax News & Faxweb.al)

Pas

Edi Rama gënjeu sërish: Pavarësisht se u shitën biletat, “Migjeni” nuk do të fluturojë siç u tha

Para

Vrasja e Santiago Malkos: Njëra prej makinave të sekuestruara i përket miss-it, Trejsi Sejdini (FOTO)

Para
Vrasja e Santiago Malkos: Njëra prej makinave të sekuestruara i përket miss-it, Trejsi Sejdini (FOTO)

Vrasja e Santiago Malkos: Njëra prej makinave të sekuestruara i përket miss-it, Trejsi Sejdini (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.