00:23 | 05/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Qytetarit i soset durimi, ia plás ironisë: Kam 20 vjet që pres në Kapshticë, shteti po na kënaq

09:51 | 30/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Qytetarit i soset durimi, ia plás ironisë: Kam 20 vjet që pres në Kapshticë, shteti po na kënaq

Kanë orë që presin në Pikën Kufitare të Kapshticës, ndërsa pas nuk kthehen pasi dikush mund t’iu zërë radhën, e të futen në shtetin grek nuk lejohen pasi janë mbushur kuotat numerike të përcaktuara në protokollin e shtetit helen.

Emigrantët shqiptarë që duan të futen në Greqi, përveç të tjerave kanë edhe hallin e afatit të tamponit, pasi nëse nuk kalojnë deri nesër në kufi, do duhet të ribëjnë testin për Covid pasi iu skadon afati.

Disa prej tyre kanë folur për mikrofonin e Fax News, teksa shprehen të shqetësuar dhe të lodhur. Njëri prej tyre tha se nëse do qëndrojë gjatë, do i përfundojë afati i përgjigjes së tamponit, ndërsa mund të humbasë vendin e punës.

“Jam që në 4 të mëngjesit këtu, me shpresë që të hapen kufijtë. Ai që e ka provuar të pres në kufi, e di çdo të thotë se çfarë do të thotë. Deri nesër e kam afatin e tamponit, nëse mbaron afati, kush ma paguan. Shtetit të shikojë gjendjen se vetëm veten e tij shikon. Atje në Greqi punojmë. Po ngela këtu do humbas vendin e punës atje”.

Një qytetar tjetër nuk ka kursyer ironinë ndaj shtetit shqiptar teksa thotë se ka 20 vite që pret në doganë për të kaluar, teksa shton po me ironi se shteti ka marrë masat dhe ‘po na kënaq’.

“Sa kohë kemi që presim? 20 vjet kemi! Sot ju mori malli të na pyesni?! Ka që në ’91 që presim rrugëve. Situata po përmirësohet, shteti ka marrë masat dhe po na kënaq. E kam bërë tamponin, edhe një ditë afat kam, nesër mbaron. Po të mos qëndroj këtu mbaron radha kalon dikush tjetër. Punët andej kur të shkojmë të shikojmë”.

Një tjetër shprehet se po pret pasi iu kanë thënë se mund të lejohen të kalojnë edhe brenda ditës së sotme, ndërsa është jo e thjeshtë për të që të qëndrojë për orë të tëra në diell. “Kemi rreth 3 orë, kam bërë tamponin. Këtu në mes të vapës, shumë e vështirë, do presim. E di që është mbushur kuota, na kanë thënë prisni se mos ndoshta na lejojnë. ”


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Dhjetra hektarë nën flákë/ Fieri jashtë kontrollit, shpérthen shefi i zjárrfikëses: Ndaleni dorën o bárbarë, jemi vëllezërit tuaj

Para

LAJM I FUNDIT/ Shpërndanin lëndë narkótike, shkátërrohet grupi i 6 tw rinjve në Dibër

Para
Video/ Brenda laboratorit të heroinës në Has, pamje nga mega-operacioni i policisë për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale

LAJM I FUNDIT/ Shpërndanin lëndë narkótike, shkátërrohet grupi i 6 tw rinjve në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Konventa e Bernës nxit përsëri qeverinë shqiptare të ndalojë punimet e Aeroportit të Vlorës

Masat për të reduktuar imigracionin legal nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Agron Shehaj intervistë për VOA: Po punoj për një alternativë re politike, kam nisur takimet

Në 2010 Messi mori Topin e Artë, Sneijder flet ‘pa dorashka’: Ishte e padrejtë

Elbasan/ Po punonte në përpunimin e hidrokarbureve, 45-vjeçari bie nga struktura metalike dhe dërgohet në spital

VOA: Studimi, bie trysnia e zyrtarëve për rryshfet, ndërsa publiku rrit besimin tek drejtësia

Pesë zakone të mëngjesit që rregullojnë në mënyrë efektive sheqerin në gjak pa ilaçe

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.