Mes mijëra qytetarëve që janë bllokuar në doganën e Kapshticës, kanë qenë edhe 2 futbollistë brazilian.
Guilherme Carrion, Matheus Klemer duan të shkojnë në Greqi për të luajtur me një skuadër, pasi i ka ftuar Markos De Santos (lojtar i njohur ky me Gramozin kur luajti kundër Realit në 2011).
Dy lojtarë brazilianë që luajnë me Gramozin kanë ngelur në kufi, pasi nuk i lejojnë të kalojnë siç ka ndodhur me shumë qytetarë të tjerë vendas dhe të huaj.
Ata kanë folur për Fax News ku thanë se kanë të gjitha dokumentet në rregull, por që për momentin nuk i lejojnë të kalojnë. Edhe në Brazil, vendin e tyre nuk i lejojnë të futen për shkak të masave parandaluese të pandemisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)