Figura më e vjetër katolike e Australisë, kardinali George Pell dhe njëkohësisht edhe pjestar i Vatikanit është akuzuar për vepra seksuale.
Kjo akuzë për të është bërë nga më shumë se një person i vetëm, shpjegoi zv/komandanti i policisë Shane Patton.
Megjithatë kardinali Pell, i cili prej kohësh është vendosur në Vatikan, i ka mohuar me forcë akuzat. Si arkëtar i Vatikanit, Kardinali Pell konsiderohet zyrtar i rangut të tretë në Kishën Katolike.
“Kardinali Pell do të kthehet në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur, për të pastruar emrin e tij pas këshillave dhe miratimit nga mjekët, të cilët gjithashtu do ta këshillojë për angazhimet në udhëtime,” tha Kisha në një deklaratë ditën e sotme.
Po kështu Pell ka deklaruar se mezi po pret ditën e tij në gjykatë për t’u mbrojtur me forcë ndaj akuzave. (J.V/Shuplaka)