Pavarësisht se vetëm katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, partitë politike vazhdojnë të publikojnë spote të reja publicitare ditë pas dite.
Një ditë më parë ishte Rama ai që publikoi spotin e fundit, ndërsa sot është radha e Bashës. Kreu i opozitës Lulzim Basha, në spotin e ri ka dhënë një mesazh për qytetarët se kush duhet të vendoset në krye të qeverisë.
Basha thotë se Republika e vjetër i tradhtoi njerëzit, ndërsa plani i tij ekonomik do shtrojë rrugën për zhvillimin e Shqipërisë. Për këtë ai kërkon që qytetarët të votojnë për “Republikën e Re”, të votojnë për numrin 6.
“Republika e vjetër i tradhtoi njerëzit dhe sot më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të largohen. Nëse ata do të braktisin vendin, Shqipëria nuk do të ekzistojë më. Plani im ekonomik do të shtrojë rrugën për zhvillimin e Shqipërisë si Europa. Familjet tona do të kenë mundësi të punojnë dhe të jetojnë të bashkuara në Shqipëri. Votoni Partinë Demokratike! Votoni numrin 6 për Republikën e Re, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë”, thotë Basha në spotin e ri. (D.D/Shuplaka)