Pas deklaratës së fortë të bërë nga zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi lidhur me vendimin që mori KE për tërheqjen e vëzhguesve të zgjedhjeve të 30 Qershorit në vendin tonë, kanë ardhur edhe reagimet e forta kundër saj.
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur habinë e tij me deklaratën e Koçit I cili e cilësonte Këshillin e Europës “një organizatë në të cilën sapo është rikthyer Rusia”.
“Uaaaaaa!!!
Petro Koçi paska shkruar “Këshilli i Europës është organizatë Ruse…”!!! Dmth, Shqipëria qënka anëtare në një organizatë Ruse?! Kulmi! Nuk e besoj të jetë e Petros kjo gjë. Duhet të jetë fake…”, shkruan Manjani.
Ndërkohë ish-deputeti Taulant Dedja shkruan se “Tërheqja e KE nga monitorimi i votimeve tregon qe institucionet ndërkombëtare nuk e gjykojnë të gjitha njëlloj krizën shqiptare…”.
Reagimi i Koçit vjen pasi Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post