Kohët e fundit ka pasur një debat jo të vogël mes ish- ministres së Arsimit Lindita Nikollës dhe deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetajt. Ajo ka theksuar në emisionin e mëngjesit, të Bashkim Hoxhës se gjithmonë ka qenë kritike ndaj reformave që janë marrë në arsim.
Më tej Mehmetaj ka treguar se ka qenë në zyrën e ministres dhe ka diskutuar disa herë rreth reformave që ishin duke u ndërrmarrë. Sipas saj ministrja Nikolla kishte pranuar dhe se do bënte korrigjime në punën me reformat në arsim pasi ishin të dëmshme për maturantët.
“LSI prej 4 vitesh mban dhe ka mbajtur qëndrime të forta reth arsimit në vend. Ne e shohim arsimin si prioritet dhe për të ecur drejt të ardhmes. Ajo që ne kemi parë është që në 4 vite nuk është punuar me arsimin dhe ka pasur shumë ulje. Fjalimin tim të parë e kam mbajtur me maturën shtetërore, madje dhe të fundit në parlament.
Disa herë ne kemi qenë në zyrën e ministres së arsimit për të diskutuar sesa dëm po i bënte arsimit në pika të caktuar. Kemi marrë nga ministrja përgjigjen që do e bëjmë, do ta korrigjojmë. Pastaj del në deklaratë publike dhe thotë që nuk kam folur asgjë. Unë kam thashë që ministrja m’u drejtua edhe me një ton që unë nuk e kuptova . Unë kam 4 vite që jam pjesë e parlamentit dhe gjithmonë kam qenë shumë kritike ndaj arsimit dhe jo vetëm unë por edhe Petrit Vasili e të tjerë. Ky reagim nuk më pëlqeu se kishte edhe nervozizëm nga ana e ministres”, u shpreh Kejdi Mehmetaj. (J.V/Shuplaka)