Ditën e sotme Erisa Xhixho, kandidate e LSI-së për deputete në qarkun e Fierit ka qenë e pranishme në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës. Ajo është shprehur besimplotë se LSI-ja të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Duke iu përgjigjur një telefonate të mëparshme të një qytetari, që quante deputetët e rinj të kësaj force të papjekur, Xhixho ka pasur një përgjigje dhe për këtë.
Ajo ka thënë se në fillim të hyrjes së Kejdi Mehmetajt në Kuvend ka pasur skepticizëm, por pas kësaj Xhixho thotë se falë performancës në Kuvend të Kejdit, ajo ka hedhur poshtë çdo ndryshim.
‘’Skepticizmi ka qenë i pranishëm në momentet e para kur Kejdi hyri në Parlament, por performança e saj ka bërë që të gjithë të ndryshojnë mendim. Falë këmbënguljes së saj tashmë LSI ka një program të qartë për Reformën në Arsim’’, u shpreh Xhixho.
Duhet thënë se një nga pikat më të forta të LSI-së në programin e zgjedhjeve të 25 Qershorit është pjesëmarrja e të rinjve në lista. (E.K/SHUPLAKA)