22:46 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kejdi Mehmetaj i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Më habite sërish, pse nuk flet për vendimin e fundit që firmosi Nikolla?

21:35 | 04/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kejdi Mehmetaj i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Më habite sërish, pse nuk flet për vendimin e fundit që firmosi Nikolla?

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas akuzave nga kryeministri Rama në Divjakë ndaj LSI-së për arsimin e lartë kur tha se ky ligj kontestohet nga një aleat që në këtë fushë ushqen ka dembelizimin dhe klientelizmin.

“Më habiti sërish kryeministri ynë”,-shkruan Mehmetaj. 

“Vendimi i fundit që ka firmosur si ministre znj.Nikolla ka qenë ai për të ruajtur po njësoj dhe me të njejtin dështim sistemin e pranimeve në universitete, duke favorizuar sërish dhe me bindje universitetet private.
Pse nuk flet kryeministri për këtë?”,-shkruan ndër të tjera Mehmetaj. 

Postimi i Mehmetajt:

Më habiti sërish kryeministri ynë! 
Në vend t’u kërkojë falje atyre qindra maturantëve të cilëve u shkatërroi ëndrrat, me arrogancë flet për një reformë e cila ka qenë e dështuar që në krye të herës. Aq e dështuar sa ende nuk kanë dalë aktet nënligjore, sepse nuk ka juristë që mund ta zbërthejë atë katrahurë që ngatërruan me një qëllim të vetëm: si e si të çonin sa më shumë maturantë nëpër universitete private. Nëse ka një epitet që mund ti vendosim reformës për arsimin e lartë ajo është: Reforma e Klientelizmit.

Nuk po i them të gjithë dështimet në arsim këto katër vite duke filluar nga ulja e buxhetit për arsimin, presionet ndaj mësuesve me të famshmin dhe të paligjshmin portal, skandalin e tenderit për pullat e librave, apo milionat që kanë hyrë në Shqipëri për shkollat profesionale dhe që një zot e di në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Qëndrimet e LSI mbi arsimin i di tashmë e gjithë Shqipëria, por ajo që nuk dinë është lutjet e kryeministrit dhe ministres së arsimit për t’i mbështetur me premtimin që do i rregullonin të gjitha, pasi e kuptonin që kishin gabuar.

Vendimi i fundit që ka firmosur si ministre znj.Nikolla ka qenë ai për të ruajtur po njësoj dhe me të njejtin dështim sistemin e pranimeve në universitete, duke favorizuar sërish dhe me bindje universitetet private.
Pse nuk flet kryeministri për këtë?

Megjithatë shqiptarët janë të qetë sepse zgjidhjen do e japin në 25 qershor me votën e tyre për LSI. Me LSI forcë të parë Shqipëria do të ketë drejtim të ri në qeverisje, me njerëz serioz dhe të përkushtuar që do të punojnë për ti kthyer dinjitetin arsimit në Shqipëri.

LSI e vazhdon punën e saj e sigurtë, sepse LSI mbështetet nga rinia dhe jo oligarkia.

#NjëShansPërTëGjithë #Voto #LSI #1 ?

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: LSI
Pas

Rama zv/kryeministër pas 25 qershorit? Përgjigjet kryeministri (VIDEO)

Para

Rama artikulon emrin: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot, s’ishte për atë punë

Para
Rama artikulon emrin: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot, s’ishte për atë punë

Rama artikulon emrin: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot, s’ishte për atë punë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.