Deputetja më e re e Parlamentit shqiptar Kejdi Mehmetaj ka qenë sot në Kroaci, konferencën e Parlamentarëve të organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)
Mehmetaj sqaron se në këtë konferencë, ajo ka folur mbi rolin që përfaqësuesit e Bashkimit Europian, pasi edhe Shqipëria ka nevojë për modele të mira për të ndjekur.
“Përfaqësuesit e BE-së duhet të luajnë një rol më konstruktiv dhe të paanshëm në proceset politike që ndodhin brenda shteteve. Ne në Shqipëri kemi nevojë për modele më të mira. Kemi nevojë për nxitjen e dialogut politik ndërmjet paleve. Duhet t’u garantojmë qytetarëve qetësi dhe proces zgjedhor me standarte që do të sigurojnë progres për vendin dhe dyer të hapura për integrimin në BE.”
Kjo duhet të jetë e vetmja gjuhë e përdorur nga çdo përfaqësues i BE-së dhe çdo faktori tjetër ndërkombëtarë në vend.
LSI është e vendosur për të ndërmarrë çdo nismë e cila do të zgjidhte ngërçin, mundësonte stabilitet, zgjedhje të lira dhe me standarte. Vetëm kështu rruga jonë për BE-në do të jetë e shpejtë dhe e sigurtë”, tregon deputetja e LSI-së. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1530″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post