Banorët e Kelmendit , dhe ato të Tropojes janë bërë së bashku për t’i thënë jo ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë dhe në lumin Cem përgjatë bjeshkeve të namuna të Malesisë së Madhe. Një përfaqësi e tyre është mbledhur në Tamarë për të diskutuar mbi mënyrën sesi shoqatat mjedisore dhe shoqeria civile do pengojnë këto hidrocentrale të cilat qeveria i ka miratuar pa miratimin e komunitetit dhe votën e Këshillit Bashkiak.
Gjeto Dukaj, përfaqesues i shoqerisë civile në kelmend tha se çështja është në Straburg ndërsa deklaroi se qeveria ka vepruar pa transparence dhe në formë okulte dhe klienteliste . Ai tha se pasojat janë shkatrrimtare në mjedis dhe turizëm ndërsa benefiti që vjen nga keto hece të vogla është minimal.
Aktivistja mjedisore e Shoqates “Toka” Catherine Bohne tha se nuk do dorezohen para burokracive ligjore , por do mbrojnë deri në fund mjedisin. Ajo e quajti çmenduri iniciativën e qeverisë për të ndërtuar hidrocentrale në një kohë kur vende të zhvilluara si Franca dhe Zvicra po heqin qindra të tillë pasi të gjitha studimet thonë se ato shkaterrojnë ekosistemin.
Edhe banoret thanë se nëse shteti nuk respekton ligjin atëherë do veprojë “Kanuni”
Perveç shoqatës Toka e cila mbron Lumin e Valbonës, për Lumin Cem ka nisur të ketë një reagim nga shoqeria civile dhe media dhe nga pala e Malit të Zi , sipas të cilës ndërtimi i hidrocentralit në këtë lum ka impakt ndërkufitar. Por nga ana e shtetit shqiptar nuk është përcjellë asnjë informacion shtetit fqinj mbi këtë vendim për të ndërtuar 4 hidrocentrale në këtë lum.
Brenda dy javës kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit të Zi do takohen në Budva.
Aty pritet që pala malazeze të kërkojë llogaridhënie për lumin Cem.
Përtej këtyre takimeve dhe deklaratave , në këtë zona firma ndërton çdo ditë që nga muaji prill dhe nuk ka akoma një reagim zyrtar nga ana e pushtetit vendor apo atij qëndror në lidhje me polemikat që ka krijuar ky vendim në komunitet .
(B.H/Faxweb)