Presidenti Ilir Meta, teksa ka shpërndarë një artikull në lidhje me uljen e popullsisë së vendit tonë deri në vitin 2100, shkruan se duhet tit hemi stop shpopullimit të vendit.
Madje Meta ka ironizuar edhe gjyqin ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, për lobimin rus, ku shkruan se i “vetmi rrezik i vërtetë rus” është shpopullimi i Shqipërisë.
“Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”- shkruan Meta.