20:21 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Kemi gjetur prova të shumta”, Policia njoftim zyrtar për 4 të arrestuarit në Elbasan dhe F.Krujë

12:35 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin pamjet e servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes, 4 të arrestuar (FOTO)

Policia e Shtetit më në fund ka dhënë një njoftim zyrtar për të ndaluarit e Elbasanit, që dyshohen si të përfshirë në grabitjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas. Policia deklaron se janë arrestuar 4 persona, dhe janë siguruar prova për përfshirjen e tyre në grabitje.

Faxweb mëson se personat e ndaluar janë: Renaldo Sula, Saimir Çela, Alkon Bengasi dhe Oltjon Veseli, ky i fundit i arrestuar në Fushë Krujë.

”Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. 

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.

Njoftimi i Policisë:

Vazhdon veprimtaria hetimore për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes së  ndodhur më datë 9 prill në Rinas.

Në pranga katër persona si  autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë  vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj,  ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor  nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur  ndalimi  i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

  • O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.
  • A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
  • R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .
  • S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. 

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet  proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 4 te arrestuar rinasiAlkon BengasiOltjon VeseliRenaldo SulaSaimir Çela
Pas

Vëllezërit Bilali mbetën të vrarë, Asmeri në burg/ Kuajt e familjes enden lulishteve të Shkodrës

Para

Grabitja në Rinas/ Flet Pronari i servisit ku u modifikua furgoni

Para
Grabitja në Rinas/ Flet Pronari i servisit ku u modifikua furgoni

Grabitja në Rinas/ Flet Pronari i servisit ku u modifikua furgoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.